Mema shpjegon kolapsin e Kastriotit

Futboll

Mema shpjegon kolapsin e Kastriotit

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 15:39
Mema

 Kastioti është mundur me rezultatin 2-3 nga Egnatia. Pas sfidës ka folur edhe trajneri Ardian Mema. Ai është shprehur se ka probleme me skuadrën që duhet ti rregullojnë.

“Sot nuk funksionoi absolutisht asgjë. Nuk e kuptoj pse u ul poshtë ekipi dhe i krijoi ato raste Egnatias. Nuk e kam pasur grupin e plotë gjatë kësaj periudhe, dy lojtarë i kisha në Serbi për rikuperim, Hasani nuk ishte aspak, kam pasur lojtarë shumë të sëmurë dhe që mezi kanë bërë një seancë stërvitore. Nuk është se ngushëllohem me këtë pjesë, por do të shoh në vazhdimësi se kemi 21 ditë kohë, e duhet të punoj me skuadrën se kemi disa probleme imediate që duhet të riparohen.

Hasani ka qenë me brinjë të krisur, ka luajtur i sforcuar, është i përgjegjshëm, dha maksimumin, por edhe pjesa që nuk pati komunikim me mua, është për t’u ndaluar me mua e me shumë të tjerë. Nuk është justifikim, por kjo është.

Kastrioti ka lojtarët e tjerë të rinj dhe duhet të bazojmë lojën te 12-13 futbollistë. Edhe Zogaj ka dy muaj pa luajtur, pjesa tjetër kanë qenë të dëmtuar a sëmurë.

Unë do i shoh gjërat pak më ndryshe në ditët në vijim se unë një javë kam këtu dhe nuk është se kam pasur kohë të shpalos filozofinë time si trajner. Është për t’u parë dhe në vazhdimësi, mendoj se do të bëj punë më të mirë dhe do të kem edhe kohën e nevojshme për këtë pjesë. Kemi kohë pauze për të parë ndonjë futbollist për të afruar pranë ekipit se nuk kemi kontingjentin e plotë.

Gjendja ka qenë për një ekip të sëmurë, nuk kam pasur grupin gjatë gjithë kohës, se si do të vazhdohet me ekipin është gjë tjetër. Edhe ndaj Vllaznisë nuk thashë fitova unë, po fitoi ekipi. Sot është 50 me 50. Kjo duhet bërë analizë e diskutuar me ekipin se si janë gjerat në thellësi”, tha Mema për “Oversport” në fund të sfidës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat