Spekulohet për rikthim te Interi, flet agjenti i Hakimit

Futboll

Spekulohet për rikthim te Interi, flet agjenti i Hakimit

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 19:37
Spekulohet për rikthim te Interi, flet agjenti i Hakimit

Gjatë ditëve të fundit kanë qarkulluar spekulime të shumta për të ardhmen e yllit maroken, Achraf Hakimi, i cili kishte paraqitje fantastike në Kupën e Botës, duke e ndihmuar kombëtaren e tij drejt gjysmëfinales së turneut.

Mediume italiane raportuan se Hakimi është i dashuruar me Interin, dhe se një rikthim i tij në “Giuseppe Meazza” nuk duhet të përjashtohet.

Por si duket këto zëra do të mbesin vetëm spekulime, pasi që agjenti i Hakimit, Alejandro Camano foli për të ardhmen e klientit të tij, duke thënë se ai është i lumtur te Paris Saint-Germain.

“Achraf është tejet i lumtur te Paris Saint-Germain dhe ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2026”, tha Camano.

Nuk ka bisedime ose negociata konkrete me ndonjë klub, Hakimi është 100% i fokusuar te Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat