Partneriteti me Dzekon duket se funksionon

Futboll

Partneriteti me Dzekon duket se funksionon

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 10:52
Dzeko

Interi u rikthye nga udhëtimi në Kalabri me fitoren 2-0 ndaj Reggina, në miqësoren e katërt të dimrit. Por vëmendja e të gjithëve, siç kujton “Corriere dello Sport”, u drejtua nga rikthimi i Lukakut në fushë: “Blici i Lukakut të vërtetë u ndez, përfshirë golin për 2-0. Ky është sigurisht lajmi më i mirë për Inzaghin, përtej 2-0 ndaj Reggina, e cila mund ta kishte ngushtuar rezultatin në kohën shtesë me Canotto.

Në fund të fundit, ndeshja si mysafir në Kalabri kishte për qëllim kryesisht të verifikonte kushtet e “Big Rom” dhe të shtonte minuta në këmbët e zikaltërve. Në fund, belgu luajti 87 minuta, shumë më tepër se një pjesë loje. Ai doli vetëm pasi gjeti rrugën e rrjetës, duke zbutur një top, që i përfundoi në këmbë pas një krosimi të Dimarco”.

Pra, sulmuesi belg jep sinjale pozitive: “Vetëm kundër Lecce, ditën e parë të kampionatit, pra në mesin e gushtit, Lukaku qëndroi në fushë deri në fund. Nëse dje në mbrëmje ai pothuajse arriti në minutën e 90-të, kjo do të thotë se ndihet mirë dhe i sigurt. Lëndimi tani mund të konsiderohet i arkivuar. Tashmë qëllimi është vetëm të marrë xhirot maksimale të motorit të tij.

Gara e tij, në fakt, nuk është ende e lehtë, edhe nëse me kalimin e minutave të lojës dha përshtypjen se shkriu me shkëlqimin e tij. Megjithatë, do të testohet më shumë në seancat e ardhshme stërvitore dhe mbi të gjitha minutat shtesë që do të luajë në ndeshjen miqësore kundër Sassuolo, të mërkurën. Në atë moment do të jetë e qartë nëse Lukaku mund të aplikojë realisht për titullar me Napolin”.

Çift me Dzeko: “Kishte gjithashtu kuriozitet se si Dzeko dhe, natyrisht, ‘Big Rom’ do të integroheshin në sulmin zikaltër. Ishte boshnjaku ai që zgjidhi ngërçin, duke dërguar një goditje nga këndi të Calhanoglu në rrjetë, me kokën e tij. Megjithatë, eksperimenti do të duhet të përsëritet, sepse ende nuk është krijuar një mirëkuptim i vërtetë mes të dyve.

Ndërkohë u vu re se ata janë mësuar të bëjnë lëvizje të ndryshme. Dje, kur ishin të dy në vijën e parë, boshnjaku luajti në të majtë dhe belgu në të djathtë. Megjithatë, më shpesh Dzeko vendosej pas shokut të skuadrës”.

Duke folur për “Inter TV” pas miqësores kundër Reggina, mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, e ka analizuar ndeshjen në Granillo si më poshtë: “Ne ngritëm ritmin si me Betisin, ashtu edhe sot. Është e rëndësishme të kemi “karburant” në këmbë, ndërsa presim përballjen e fortë me Napolin.

Lukaku? Edhe ai duhet të ketë kohë për t’u rikthyer në formë, le të shpresojmë se mund të na japë një dorë të madhe në gjysmën e dytë të sezonit, përpara Ligës së Kampionëve dhe Napolit. Ishte e rëndësishme për të gjithë që të vendosnin minuta në këmbë, ndeshje të rëndësishme na presin në pjesën e dytë të sezonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat