Dikur nuk kishin para për të blerë një sanduiç, por sot...

Futboll

Dikur nuk kishin para për të blerë një sanduiç, por sot...

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 12:23
Dikur nuk kishin para për të blerë një sanduiç, por sot...

Në termusin që e shoqëron deri në portat e shkretëtirës së Katarit, Linda Raff ka ngjitur një ngjitëse me siluetën e dy djemve që hanë një sanduiç me bondiola. Është një sintezë e mirë e historisë së saj të dashurisë me Alejandro Gómez. Dhe e të gjitha atyre gjërave që kanë përjetuar së bashku.

Në atë kohë ata shkonin në shkollën e mesme dhe Papu ishte një mesfushor i guximshëm, që premtonte tek Arsenal de Sarandi. 17 vite më vonë, ata bëjnë një foto tjetër. Ajo, si në atë imazh, ka veshur një këmishë të kuqe. Ai nuk ka xhup lëkure kafe, as nuk dëshiron bukë me mish derri, por në vend të kësaj vesh një xhup të kombëtares argjentinase.

Shumë ujë nga ai lumë ka rrjedhur “nën urë”. Sot ajo është arkitekte. Dhe ai, që pak kohë pas asaj fotoje do të ishte kampion i “Copa Sudamericana” me Arsenal de Sarandi, do të kishte një qëndrim të shkurtër në San Lorenzo dhe do të hidhej në Evropë pa ndalesë.

Sot është pjesë e bërthamës së fortë të kombëtares, kampion bote. “Scaloneta” e famshme, e cila u kthye në “Maracana” pas 28 vitesh, arriti majat më 18 dhjetor, në finalen ndaj Francës. Pastaj ngritja e trofeut në Katar.

Papu Gomez nuk ishte titullar në fitoren e Argjentinës ndaj Francës, por ka pasur ndikimin e vet të padiskutueshëm në këtë sukses të madh pas 36 vitesh “agjërim”. Nga tribunat e stadiumeve, ai u inkurajua nga gruaja e tij (vajza që i pëlqente në lagje, e njëjta që e zgjodhi kur kishte vetëm ëndrra përpara), megjithëse tani së bashku me tre fëmijët e tyre: Bautista, Costanza dhe Milo i vogël.

Pas gjysmëfinales, lojtarët argjentinas patën një ditë pushimi dhe, ashtu si Messi, Papu preferoi të qëndronte në ambientet e Universitetit të Katarit, ku u takua me gruan e tij. I besueshëm ndaj stilit të tij, Gomez e ndau vizitën e Lindës në rrjetet sociale.

Ky ishte postimi i “Papu” me Lindën: “Nuk jemi buzë detit me një sanduiç bondiola, por nuk është edhe aq keq. Faleminderit për vizitën, dashuria ime!” E meqë jemi te sanduiçi, ai e ka fjalën për fillimet e tyre si çift i ri, kur nuk kishin para në xhep për ta blerë një të tillë, ndërsa tani janë kampionë bote.

Duke folur për mishin, Papu dhe Linda kanë një restorant në Evropë, më saktë në Bergamo, ku lojtari la gjurmë të mëdha kur luajti për Atalantën. “E kam pasur gjithmonë ëndër për të ngritur një skarë argjentinase me gruan time në Bergamom që kur mbërritëm në Itali. Ajo është një arkitekte dhe ne tashmë kishim gjithçka, projektin, njerëzit”, – tha futbollisti për ESPN.

Linda dhe Papu pëlqejnë të luajnë dhe të përsërisin atë imazh të çiftit të dikurshëm në Costanera. Kujtimet i çojnë gjithmonë tek ajo… bondiola. Alejandro dhe Linda u martuan në vitin 2012, kur ai jetonte në Catania, ku hodhi hapat e parë si futbollist në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat