Mbappe e kalon Haalandin si lojtari më i vlefshëm

Futboll

Mbappe e kalon Haalandin si lojtari më i vlefshëm

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 13:58
Mbappe

Kylian Mbappe e ka rikthyer sërish pozitën e parë si futbollisti më i vlefshëm në sajtin e njohur, Transfermarkt.

Shkaktar për këtë u bë Kupa e Botës, ku Mbappe shkëlqeu,

Ai ka vlerë 180 milionë euro në Transfermarkt tani.

Erling Haaland ishte lojtari më i vlefshëm në planet nga 3 nëntori deri më 23 dhjetor. Norvegjezi zuri vendin nga Kylian Mbappe , duke i dhënë fund sundimit të superyllit francez në krye të renditjes. 

Por Mbappe tani është kundërpërgjigjur, duke parë që vlera e tij në treg të rritet nga 160 milionë në 180 milionë euro pasi fitoi Këpucën e Artë në Kupën e Botës, duke e udhëhequr ekipin e tij deri në finale, ku ai ishte lojtari i jashtëzakonshëm pavarësisht se Franca në fund u mund nga Argjentina.

Ndërkohë, Erling Haaland tani është në vendin e dytë me 170 milionë euro vlerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat