Ibra i Kosovës mahnit trajnerin e Bayernit, gati kontrata deri në 2025-ën

Futboll

Ibra i Kosovës mahnit trajnerin e Bayernit, gati kontrata deri në 2025-ën

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:07
Ibra i Kosovës mahnit trajnerin e Bayernit, gati kontrata deri në 2025-ën

Bayern Munich ka blinduar Ibrahimobic-in e tij. Arijon, fantazist i datëlindjes 2005, pjesë e skuadrës Under 19 të klubit bavarez, është gati të nënshkruajë një kontratë deri në vitin 2025 me kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Lajmi është raportuar nga Sky Sports DE: bëhet fjalë për kontratën e parë si profesionist për gjermanin me origjinë nga Kosova, i cili stërvitej rregullisht me ekipin e parë. Nga 3 janari do ta bëjë këtë më rregullisht.

Në moshën 15 vjeç, Arijon Ibrahimoviç ka befasuar trajnerin Julian Nagelsmann gjatë fazës përgatitore të Bayern Munich dhe që nga ajo kohë është stërvitur me ekipin e parë. Dhe me një mbiëemër të tillë, ka pak mundësi që të harrohet…

I lindur në Nuremberg nga prindërit e Kosovës në 2005-ën, Ibrahimoviç, i cili nuk ka asnjë lidhje me yllin suedez Zlatan, ka hedhur hapat e parë në futboll me Greuther Fürth.

Në 2014-ën, në moshën 9 vjeç, Ibrahimoviç është transferuar te Nuremberg për të vazhduar rritjen e tij. Pas vetëm katër vitesh atje, klubi i madh bavarez ka trokitur në derën e tij dhe ai është bërë pjesë e Bayern-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat