Portieri refuzon rinovimin me Chelsea-n

Futboll

Portieri refuzon rinovimin me Chelsea-n

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:21
Portieri refuzon rinovimin me Chelsea-n

Chelsea dëshiron të zgjasë bashkëpunimin me Edouard Mendy-n.

Blutë e Londrës i kanë ofruar një kontratë 6-vjeçare, por përgjigja ka qenë “jo”.

Në mediat britanike raportohet se portieri senegalez është ndjerë i ofenduar nga kontrata e klubit londinez.

Mendy momentalisht përfiton 2.7 milionë paund në sezon, sasi të cilën kërkon ta rrisë së tepërmi në kontratën e re.

Gardiani i Senegalit dëshiron një pagë të njëjtë me portierin tjetër të Chelsea-t, Arrizabalagas. Ky i fundit përfiton 7.8 milionë paund në sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat