Thiago Silva: Ju kërkoj vetëm një gjë

Futboll

Thiago Silva: Ju kërkoj vetëm një gjë

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 14:57
Thiago Silva

Një nga surprizat e Kupës së Botës të zhvilluar në Katar ka qenë eliminimi i Brazilit në çerekfinale kundër Kroacisë. Për atë ndeshje është kthyer të flasë Thiago Silva, i cili ka shkruar në rrjetet sociale:

“Akoma sot zemra ime vazhdon të pikojë gjak, por jam i bindur se kemi bërë të gjithë një punë të madhe. Nuk e keni idenë sa herë kam provuar të shkruaj diçka mbi atë që kemi jetuar gjatë këtij Botërori.

“E pranoj se eliminimi na ka bërë të vuajmë dhe mënyra si ka ardhur ka qenë shumë e vështirë për t’u pranuar dhe kuptuar. Nuk arrij të imagjinoj një krenari më të madhe.

“Falendëroj edhe tifozët që kanë qenë aty, ashti si edhe në Brazil, që na kanë mbështetur gjithë kohës. Vazhdoni të mbështesni dhe të besoni te skuadra braziliane, që ka një vend special në zemrën time”.

Kupa e Botës e zhvilluar në Katar ka qenë e fundit për mbrojtësin e Chelsea-t, i cili tani do të kërkojë ta harrojë zhgënjimin e madh duke ndihmuar klubin londinez të kthehet në majat e futubollit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat