Brazili gjen zëvendësuesin e Tites

Futboll

Brazili gjen zëvendësuesin e Tites

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 15:10
Luis Enrique

Brazili është ende në kërkim të një trajneri të ri pas largimit të Tites fill pas përfundimit të kampionatit botëror. Lista e kandidatëve vijon të zgjatet dhe së fundmi në të është përfshirë dhe emri i ish-trajnerit të kombëtares spanjolle, Luis Enrike. Pas Murinjos – portugezi është kandidat dhe për stolin e Portugalisë – Ançelotit, Pep Guardiolës e Horge Samapaolit, një tjetër trajner jobrazilian është futur në listë.

Luis Enrique dështoi me Spanjën në kampionatin botëror në Katar. E megjithatë në Brazil ai shihet si një teknik me aftësitë e duhura për të kthyer jeshilartët sërish në majën e futbollit botëror.

Lajmi është bërë me dije nga gazeta “Ok Diario”, që citon burime të rezervuara nga Federata Braziliane e Futbollit.

Luis Enrike për momentin është trajner i lirë, pas largimit nga kombëtarja spanjolle. Vetë ai në një intervistë pas Botërorit, nënvizoi se nuk ka ndër mend të shkëputet dhe është në pritje të ndonjë projekti serioz dhe ambicioz.

Dhe natyrisht që emri i Brazilit bën bujë, sepse po flasim për kombëtaren rekordmene të titujve botërorë (5).

Nga federata braziliane nuk ka asnjë njoftim dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë asnjë lëvizje pa ardhur viti 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat