Milani dorëzohet para Leaos

Futboll

Milani dorëzohet para Leaos

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 18:07
Rafael Leao.

Milani është i gatshëm të bëjë çdo gjë për ta mbajtur në ekip Rafael Leao.

Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024 dhe tash e një kohë janë në bisedime për të vazhduar edhe më gjatë bashkëpunimin.

Portugezi është i lumtur në ‘San Siro’, por paga e tij ka qenë problem që ata nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontratën e re.

Megjithatë, ‘Rossoneri’ duket se janë dorëzuar përpara Leaos, pasi mediet raportojnë që ‘Kuqezinjtë’ duan ta bëjnë portugezin më të paguarin në skuadër.

Në ditët në vijim do të ketë një takim me përfaqësuesit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat