Talenti i Dortmund reagon

Futboll

Talenti i Dortmund reagon

Më: 23 dhjetor 2022 Në ora: 23:01
Talenti i Dortmund reagon

E gjithë Europa vëzhgon situatën në lidhje me talentin e Borussia Dortmundit, Youssufa Moukoko. Pasi qarkulloi lajmi në orët e fundit të refuzimit të tij për një propozim rinovimi, futbollisti u shpreh në Instagram me një histori në profilin e tij:

“Nuk do ta pranoj kurrë një gënjeshtër të tillë dhe jam ende i shokuar: është turp. Jam plotësisht i fokusuar në pjesën e dytë të sezonit me Borussia Dortmundin.Nuk do të jem kurrë më i madh se klubi

.Mund të konfirmoj se nuk jemi ende pranë vazhdimit të kontratës me Borussia Dortmundin.Ju siguroj gjithashtu se shifrat që qarkullojnë janë të pasakta dhe se Youssoufa-s nuk i eshte ofruar kurrë (një rrogë) e këtij lloji (midis 5 dhe 6 milionë euro).

Këto janë ditë emocionuese për të ardhmen e talentit shumë të ri të Borussia Dortmund, Youssoufa Moukoko. Kontrata e klasit të vitit 2004 në fakt skadon në qershor të 2023 dhe negociatat për rinovimin po ndërlikohen gjithnjë e më shumë.

Siç raporton Sun, agjenti i lojtarit, Patrick Williams, ka acaruar më tej situatën duke u shprehur se: “Për momentin nuk po mbyllim asnjë marrëveshje me Borussia Dortmundin për rinovimin e Moukokos”. Kjo do të thotë se Dortmundi mund të jetë shumë afër humbjes së sulmuesit të tyre të ri.

Gjithashtu siç raporton tabloidi anglez, Chelsea është skuadra që mund të përfitojë nga situata e Moukokos. Londinezët mund të paraqesin një ofertë prej 8.6 milionë paund, ose rreth 10 milionë euro, për ta pasur sulmuesin që në janar.

Shifra është padyshim shumë e ulët në krahasim me cilësitë e lojtarit dhe perspektivat e tij në të ardhmen, por për të mos e humbur atë në një transferim të lirë, Borussia Dortmund mund të vendosë të pranojë ofertën e Bluve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat