Kroos do të vendosë në shkurt për ofertën e Real Madridit

Futboll

Kroos do të vendosë në shkurt për ofertën e Real Madridit

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 09:52
Toni Kroos

Toni Kroos do të marrë një vendim përfundimtar për rinovimin e kontratës me Real Madridin në muajin shkurt.

Ish-reprezentuesi gjerman vendosi të tërhiqet nga kombëtarja për të zgjatur karrierën e tij në klub në vitin 2021, teksa vazhdon të jetë një prej futbollistëve kyç te “Los Blancos”.

Real Madridi ka zgjedhur më parë një qasje të pandryshuar për anëtarët e skuadrës mbi 30-vjeç. Partneri i Kroosit në mesfushë, Luka Modric, nënshkroi kontrata të njëpasnjëshme të vlefshme për 12 muaj.

Transferimi i Casemiros te Manchester Unitedit “shkatërroi” treshen ikonë të mesfushës, por Kroos është ende jetik për planet e Carlo Ancelottit .

32-vjeçari ka deklaruar vazhdimisht preferencën e tij për të qëndruar në “Santiago Bernabeu” dhe klubi është i gatshëm t’i ofrojë atij kontratë të re. Kontrata aktuale e tij skadon më 30 qershor 2023.

Sipas raportimeve nga “Marca”, Toni Kroos është ende duke shqyrtuar propozimin, por Ancelotti është i bindur se do ta bindë atë që të qëndrojë, me detajet tjera që duhet ende për t’u konfirmuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat