Guardiola: Phillips u kthye në City “me mbipeshë”

Futboll

Guardiola: Phillips u kthye në City “me mbipeshë”

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 09:56
Pep Guardiola dhe Kalvin Phillips

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se Kalvin Phillips u kthye nga Kupa e Botës “me mbipeshë”.

Phillips pritej të ishte në skuadër për ndeshjen e Kupës së Ligës së Manchester City kundër Liverpoolit, por nuk u inkuadrua.

Guardiola fillimisht u tha gazetarëve se Phillips nuk ishte në formë, por tani e ka qartësuar atë deklaratë.

“Ai nuk është i lënduar – ai erdhi me mbipeshë”, tha Guardiola.

“Nuk e di pse. Ai nuk erdhi në gjendje për të bërë stërvitje dhe për të luajtur”.

Guardiola shtoi se Phillips do të luante kur të arrijë në nivelet e duhura të fitnesit.

“Kur të jetë gati, do të luajë, sepse ne kemi nevojë për të, kemi shumë nevojë për të”, shtoi Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat