Messit i ofrojnë 1 milion dollarë për "bishtin"

Futboll

Messit i ofrojnë 1 milion dollarë për "bishtin"

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 12:39
Messit i ofrojnë 1 milion dollarë për "bishtin"

Manteli tradicional i vendeve të Gjirit Persik që u vesh nga Lionel Messi në momentin që ngirit Kupën e Botës ka një çmim.

Mediat britanike kanë zbuluar sot se për “bisht”-in është interesuar një avokat dhe anëtarë i Parlamentit të Omanit, Ahmed Al Barwani.

Oferta - “Nga Sulltanati i Omanit dua të uroj Messi-n për fitimin e Katar 2022 dhe… bisht-in arab, simbolin e zgjuarsisë dhe kalorësisë. Unë ju ofroj 1 milionë dollarë për bisht-in”, ishte oferta e bërë publike nga  Ahmed Al Barwani nëpërmjet një statusi në “Twitter”.

Arsyeja - Për mediat lokale më tej avokati shpjegoi se mantelin tradicional dëshironte ta blinte për ta ekspozuar në një sallë të veçantë. Për 41-vjeçarin “bisht”-i i veshur nga Messi ka shumë rëndësi pasi “tregon se për botën arabe asgjë nuk është e pamundur” dhe se “do të bëjë që të gjithë të ndihen krenarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat