Ky pritet të jetë klubi i ri i Suarez

Futboll

Ky pritet të jetë klubi i ri i Suarez

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 14:17
Luis Suarez

Luis Suarez pritet t’i bashkohet Gremios në një marrëveshje dy vjeçare e cila do ta bëjë atë futbollistin më të paguar të skuadrës braziliane.

Suarez e kaloi gjysmën e këtij sezoni te ekipi i tij i fëmijërisë, Nacional në Uruguai, tek i cili ai po qëndronte për ta përgatitur vetën fizikisht para fillimit të Kupës së Botës, pas largimit nga Atletico Madridi.

Megjithatë, me marrëveshjen afatshkurtër me Nacional që skadon në fund të këtij muaji, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Liverpoolit tani është në kërkim të klubit të tij të ardhshëm.

Raportimet më parë sugjeronin se ai ose do të shkonte në Brazil për të nënshkruar për Gremion ose do t'i bashkohej skuadrës meksikane Cruz Azul, dhe gazetari argjentinas, Cesar Luis Merlo pretendon se Gremio e ka fituar garën për nënshkrimin e tij.

Ai pritet të bëhet lojtari më i paguar te Gremio, megjithëse paga e tij e saktë është aktualisht e paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat