Gjimshiti reagon pas fitores në miqësore: Test i mirë…

Futboll

Gjimshiti reagon pas fitores në miqësore: Test i mirë…

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:14
Gjimshiti

Disa futbollistë vazhdojnë programin e tyre me ndeshje të kampionatit apo Kupës në shtetin përkatës dhe disa të tjerë janë të angazhuar në takime miqësore. Dje, disa kuqezinj kanë zbritur në fushë, teksa janë duke zhvilluar fazën përgatitore për t’iu rikthyer më pas garës.

GJIMSHITI- Mbrojtësit të Kombëtares pak ditë më parë i doli emri te merkatoja e Monzës, duke qenë një i preferuar në këtë repart nga trajneri, por edhe Adriano Galiano, ndërkohë dje Gjimshiti ka qenë në fushë me Atalantën në miqësoren ndaj Betisit.

Spanjollët janë mposhtur me tre gola nga bergamaskët, teksa Gasperini ka vendosur që të lerë vetëm tre lojtarë në fushë për 90 minuta, mes tyre edhe Berati, i cili ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale: “Test i mirë në Sevijë”, shprehet mbrojtësi, i cili ka luajtur me dorën e fashuar.

ISMAJLI-BARJAMI- Dyshja e Empolit ka arritur të fitojë ndaj Sasuolos me shifrat 2-1 në miqësore. Nedim Bajrami ka luajtur për 78 minuta, ndërsa Ismajli ka dalë nga fusha në të 68-ën. Empoli do ta rinisë Serinë A në transfertën e Udinezes.

BERISHA-LENJANI- Etrit Berisha është pranë largimit nga Torino, teksa dje në miqësoren e mbaruar 0-0 me Kremonezen, portieri luajti vetëm 15 minutat e fundit. Ndërkohë Lenjani, i vetmi që ka luajtur për kampionatin, ka hyrë në fushë në fillim të pjesës së dytë në humbjen 1-3 ndaj Istanbul Bashakshehirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat