Jorginho pritet të largohet nga Chelsea

Futboll

Jorginho pritet të largohet nga Chelsea

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:39
Jorginho

Jorginho raportohet se do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të sezonit.

Sipas “The Athletic”, reprezentuesi i Italisë do të largohet si futbollistë i lirë, pasi në verën e ardhshme i skadon edhe kontrata me “Blutë”..

Jorginho kaloi në “Stamford Bridge” nga Napoli në vitin 2018.

Deri më tani, ai ka regjistruar 207 raste në të gjitha garat, duke shënuar 29 gola dhe duke kontribuar me nëntë asistime.

31-vjeçari është i lidhur me një kalim te Barcelona, por nuk ka ende diçka konkrete.

Ish-mesfushori i Napolit mund që nga janari i vitit të ardhshëm të arrijë marrëveshje paraprake me ndonjë klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat