Ja katër futbollistët që “eliminuan” Benzema nga kombëtarja

Futboll

Ja katër futbollistët që “eliminuan” Benzema nga kombëtarja

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 16:00
Benzema

Karim Benzema ka kaluar në pak ditë nga gëzimi për Topin e Artë te zhgënjimi për mospjesëmarrjen në Kupën e Botës për shkak të një dëmtimi. Por lajmi që ka ardhur nga Franca është i bujshëm.

Sulmuesi i Real Madrid donte të luante finalen kundër Argjentinës, por mosmarrëveshjet me trajnerin Deschamps dhe me disa futbollistë francezë ia ka hequr këtë mundësi.

Në lidhje me këtë, duket se vetë Deschamps dukej se nuk donte ta grumbullonte Benzema për Kupën e Botës. Por nuk mund të mos e bënte duke parë se sulmuesi sapo kishte fituar Topin e Artë.

Tani, katër lojtarët e kombëtares franceze që nuk e donin Benzema në ekip kanë një emër dhe një mbiemër: janë Paul Pogba, Antoine Griezmann, Hugo Lloris dhe Olivier Giroud.

Të katërt kanë mbështetur vendimin e trajnerit. Konfirmimi? Ja: Benzema nuk ndjek më në Instagram pothuajse të gjithë ish-shokët e skuadrës të kombëtares.

Për momentin, ylli i Real Madrid ndjek vetëm pesë lojtarë: Camavinga dhe Tchouameni, shokët e skuadrës te Real Madrid, Mbappe, Varane dhe Marcus Thuram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat