Ferizaj bën goditjen e madhe, nënshkruan me mbrojtësin maqedonas

Futboll

Ferizaj bën goditjen e madhe, nënshkruan me mbrojtësin maqedonas

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 17:21
Jasmin Meçinoviq

Ferizaj ka bërë goditjen e madhe në afatin kalimtar të janarit.

Skuadra ferizajase ndodhet në vendin e fundit në tabelë në Albi Mall Superligë, por nuk janë dorëzuar dhe duan me çdo kusht qëndrimin në elitë.

Gazeta Olle ka mësuar se qendërmbrojtësi maqedonas Jasmin Meçinoviq është goditja e madhe e ferizajasve, të cilët kanë nënshkruar me lojtarin dhe prezantimi i tij pritet të bëhet gjatë ditëve të ardhshme.

32-vjeçari ka një karrierë të gjatë dhe shumë të pasur, derisa së fundmi ishte te skuadra maqedonase Skopje.

Mecinovic ka luajtur te FC Sheriff, FC Tiraspol, Sogndal IL në Norvegji, Egri dhe Lombard Papa në Hungari, Makedonija GP , Renova, Pelister e Struga në Maqedoni, Banants Erewan në Armeni, Melaka në Malajzi, Nejmheh SC në Liban, Rudar e Podgorica në Mal të Zi, Persela në Indonezi dhe Trepça ’89 ku luajti për gjashtë muaj nga korriku i 2018 deri më janar të vitit 2019.

Mbrojtësi maqedonas ka luajtur për Përfaqësuesen U21 të shtetit fqinj, derisa ishte grumbulluar edhe nga ajo A.

Mecinovic pritet të jetë një ndihmesë e madhe për Ferizajn në prapavijë, pasi skuadra e madhe kosovare synon të mbetet në mesin e skuadrave elitare në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat