Iniesta: Është një kampion i madh

Futboll

Iniesta: Është një kampion i madh

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 11:08
Messi

Debati nëse Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit është i prirur të vijojë për shumë kohë, pavarësisht faktit se tashmë karriera madhështore e “pleshtit” u kompletua edhe me Kupën e Botës.

Ish-shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Andres Iniesta thekson se Messi është më i miri, por kritikët do të gjejnë sërish justifikime për të mos e vlerësuar maksimalisht argjentinasin.

Në mendimin tim, Messi nuk kishte nevojë për Kupën e Botës që të konsiderohej si më i miri.

Me Kupën e Botës apo pa të, Messi për mua është lojtari më i mirë në histori. Unë besoj se njerëzit që vendosnin në dyshim cilësitë e Messit para Kupës së Botës, do të vazhdojnë të dyshojnë te ai.

Jam i sigurt se kritikët do të gjejnë ndonjë justifikim për Messin dhe për të mos e konsideruar si më të mirin. Gjithsesi, për ta lënë pas këtë debat që nuk ka fund, mendoj se Kupa e Botës ishte e merituar për Messin dhe për të gjithë Argjentinën”, u shpreh Iniesta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat