Trajneri i Shkupit: Në fillim gjërat nuk shkuan ashtu siç donim

Futboll

Trajneri i Shkupit: Në fillim gjërat nuk shkuan ashtu siç donim

Nga: K. G. Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 14:47
Goce Sedllosk

Ky vit 2022 po largohet dalëngadalë. Po vjen Viti i Ri 2023, në të cilin kampioni aktual, skuadra shqiptare e futbollit Shkupi, ka ambiciet e veta.

Me këtë rast, për faqen e klubit nga Çairi, shefi i shtabit profesional, Goce Sedlloski, ka folur për gjysmësezonin vjeshtor.

“Duhet të theksoj se kur e mora skuadrën e Shkupit synimi ynë ishte titulli kampion në Maqedoninë e Veriut dhe këtë ia arritëm.

Pasuan ndeshjet në Evropë dhe më pas këtë vjeshtë edhe në arenën vendase. Në atë periudhë lojtarët ishin të lodhur dhe ekipi ishte i rraskapitur.

Në fillim gjërat nuk shkuan ashtu siç donim dhe kishim planifikuar. Rivalët tanë u larguan me më shumë pikë dhe ishte normale që unë të jepja dorëheqjen.

Pas tre ndeshjesh u ktheva në pankinë pasi gjetëm gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit.

Pastaj rezultatet ishin pozitive, shpresoj që në pranverë të jemi edhe më të mirë.

Dihet që në vitin 2023 synimi ynë është titulli i kampionit”, tha ndër të tjera Sedlloski

Kujtojmë se Shkupi e mbylli pjesën vjeshtore në pozitën e dytë me 34 pikë, tre më pak se kampioni vjeshtor Struga Trim Lum, por ka edhe një ndeshje më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat