Halilhoxhiq sulmon federatën e futbollit: Ka shumë politikë!

Futboll

Halilhoxhiq sulmon federatën e futbollit: Ka shumë politikë!

Nga: K. G. Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 16:21
Halilhoxhiq

Ivaylo Petev nuk do të qëndrojë në stolin e kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ish selektori i Marokut, Vahid Halilhoxhiq, thumbon Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës, duke thënë se ka shumë politikë. 

Halilhoxhiq përmendet ndër emrat e mundshëm për të zëvendësuar bullgarin.

“Askush nuk më ka thirrur nga Federata dhe për momentin nuk kam asnjë koment për idenë që të jem selektor. 

Po e përsëris atë që kam thënë edhe më parë, ka shumë politikë në Federatë”, tha Halilhoxhiq, transmeton mediumi boshnjak "Sport Avaz".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat