Reali ia vë syrin Nagelsmannit

Futboll

Reali ia vë syrin Nagelsmannit

Më: 26 dhjetor 2022 Në ora: 17:48
Julian Nagelsmann

Real Madridi po e mendon nënshkrimin me trajnerin e Bayern Munchenit Julian Nagelsmann në rast se Carlo Ancelotti e lë klubin.

Raporti sugjeron që prioritet i Real Madridit mbetet gjermani tjetër, Thomas Tuchel.

Sidoqoftë, edhe ish-trajneri i Hoffenheimit po përflitet si opsion tepër i favorshëm nga Mbretërit, shkruan Goal.

Ancelotti, ndonëse vjet arriti ta fitojë dopietën, edhe La Ligën edhe Ligën e Kampionëve, po thuhet se mund të largohet në drejtim të kombëtares së Brazilit apo Kanadasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat