Conte: Kane e di rëndësinë e tij

Futboll

Conte: Kane e di rëndësinë e tij

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 11:46
Conte: Kane e di rëndësinë e tij

Rikthimi i futbollit në Premier League nuk ishte ashtu siç pritej për Tottenham, pasi ndeshja në transfertë përballë Brentford, përfundoi me rezultatin 2-2. Një barazim pa vlera për skuadrën e Antonio Contes që tani e sheh veten 10 pikë larg kreut që mbahet nga Arsenal.

Pas ndeshjes tekniku italian në pronocimin për mediat u shfaq i zhgjënjyer, megjithatë vlerësoi performancën e kapitenit Harry Kane, i cili shënoi golin e parë për Tottenham.

“Nga njëra anë jam i lumtur pasi kemi treguar karakter të madh, dëshirë dhe një reagim fantastik.

Ne dëshirojmë të qëndrojmë në një pozicion të mirë në tabelë dhe duhet të reflektojmë, të përpiqemi të gjejmë zgjidhje. Për mua kjo është hera e parë që ndodh, të pësoj golin e parë në një sfidë nëntë herë radhazi.

Kjo nuk është pozitive. Kane kishte një program për të ndjekur pas Kupës së Botës dhe ai ishte mirë. Kane e di rëndësinë e tij për ne, personalitetin e tij, karakterin e tij. Ai është një lojtarë i rëndësishëm për ne dhe jam i lumtur që shënoi.”-deklaroi Conte.

Me këtë rezultat, Tottenham ndodhet në vendin e katërt në kuotën e 30 pikëve, ndërsa sfida e radhës do të jetë përballë Aston Villa-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat