Morën topin e finales së Botërorit

Futboll

Morën topin e finales së Botërorit

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 14:03
Morën topin e finales së Botërorit

Huan dhe Ignacio janë dy vëllezër, tifozë argjentinas, të cilët udhëtuan nga Buenos Aires drejt Katarit për të mbështetur Mesin dhe shokët e tij në finalen e Kupës së Botës kundër Francës. Gëzimit për suksesin botëror iu shtua edhe kënaqësia që morën me vete në Argjentinë topin me të cilin idhulli i tyre Lionel Mesi shënoi golin e avantazhit të çastit 3-2.

Gjithçka ndodhi falë Dibala, i cili për të ndalur një aksion të Mbape e goditi topin fort dhe “sfera” përfundoi në tribunë. Më saktësisht, topi përfundoi vetëm pak hapa larg dy vëllezërve.

“Në fakt nuk e morëm ne të parët, por një francez. Unë i shpjegova se topi duhej t’i kthehej policisë, francezi ma dorëzoi mua dhe më pas nuk mund ta jepja për asgjë në botë,” i tha shtypit argjentinas njëri nga dy vëllezërit.

Ata nuk u dorëzuan as përballë kërkesave të organeve të rendit.

“Një nga policët erdhi të më kërkonte, por nuk mund t’ia jepja. Dhe kur erdhi mbikëqyrësi i tifozëve më tha: Mirë, topi është i yti”.

Dy vëllezërit e mbajnë topin me xhelozi dhe tashmë kanë refuzuar një ofertë prej 21.000 dollarësh (më shumë se 19.000 euro) nga sheikët e Katarit. I vetmi të cilit mund t’ia japin është Messi. Nëse kapiteni argjentinas do t’ua kërkonte, dy vëllezërit garantojnë se do të ishin gati t’ia “çonin në Rosario edhe në këmbë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat