Vritet futbollisti në një klub të natës!

Futboll

Vritet futbollisti në një klub të natës!

Nga: K.G. Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 19:40
Cody Fisher

Futbollisti i ri anglez Cody Fisher doli në qytet për t'u argëtuar, por as që mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte me të.

Siç raporton "Sky Sport", ai u godit me thikë për vdekje në një klub nate, në pistën e vallëzimit në Birmingham të Anglisë.

“Na thyen zemrat. Unë kam humbur mikun tim më të mirë, të familjes time dhe kërkojmë privatësi dhe respekt në këtë kohë të tmerrshme”, thuhet nga familja e Cody.

Ai ka qenë edhe pjesë e Akademisë së Birmingham City FC, dhe gjithashtu ishte në prova me ekipin Walsall.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat