Pjesa e parë: United në epërsi kundër Nottingham

Futboll

Pjesa e parë: United në epërsi kundër Nottingham

Më: 27 dhjetor 2022 Në ora: 21:56
United në epërsi kundër Nottingham

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen interesante mes Manchester United e Nottingham Forest, ku nikoqirët hyjnë në pushim me epërsi solide.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Old Trafford”, Manchester United po avancon 2:0 ndaj Nottingham Forest.

Të dy golat u shënuan brenda tre minutave, ku fillimisht Marcus Rashford e zhbllokoi rezultatin e ndeshjes me golin e tij në minutën e 19’, kurse Anthony Martial e thellon epërsinë në 2:0 në minutën e 22’.

Pjesa e parë e ndeshjes mbyllet me shifrat 2:0 në favor të United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat