Benitez: Napoli për titull, por Juvja asnjëherë jashtë gare

Futboll

Benitez: Napoli për titull, por Juvja asnjëherë jashtë gare

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 11:35
Benitez: Napoli për titull, por Juvja asnjëherë jashtë gare

Rafael Benitez është rikthyer të flasë për kampionatin italian dhe ka bërë parashikimet e tij mbi atë që pret të ndodhë. Duke u ndalur tek ish-skuadrat e tij, Napoli e Inter, trajneri nuk ka anashkaluar as Milanin e Juven.

“Napolit nuk i mungon asnjë gjë për t’u shpallur kampion.

Kanë entuziazëm, cilësi dhe qasjen e duhur dhe duke parë cilësinë dhe shpirtin që ka treguar skuadra e Spaletit, jam i bindur që nëse do të mbajnë të njëjtin ritëm do të jenë një skuadër e pandalshme. Edhe pauza e Botërorit mund të ketë shërbyer për t’i gjallëruar”, u shpreh Benitez që u ndal edhe te përvoja me Interin: “Kam bërë gabim që kam pranuar stolin e Interit kur e dija që ata nuk mund të kryenin merkato për shkak të rregullave financiare”.

Mbi rivalët e mundshëm të “Axurrëve” për titullin, Benitez tha: “Milani ka bërë një punë fantastike, por Juventusin nuk mund ta lësh asnjëherë jashtë gare, edhe pse në të vërtetë mendoj që i vetmi rival i Napolit është vetë Napoli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat