Busquets dhe Alba rrëfejnë largimin e Messi-t

Futboll

Busquets dhe Alba rrëfejnë largimin e Messi-t

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 16:21
Busquets dhe Alba rrëfejnë largimin e Messi-t

Largimi i Messi-t nga Barcelona ka surprizuar edhe ata që kanë kaluar ç’do ditë pranë argjentinasit për vite më radhë.

Në dokumentarin e ri të “Amazon Prime” të titulluar “A New Era” disa prej lojtarëve më të rëndësishëm të Barçës siç janë Jordi Alba dhe Sergio Busquets kanë treguar si kanë reaguar kur kanë kuptuar se numri dhjetë më të vërtetë po largohej nga “Camp Nou” me destinacion Parisin.

I shokuar – Në momentin kur klubi spanjoll lajmëron largimin e Messi-t, Jordi Alba rrëfeu se ishte në shtëpi dhe nuk u besonte syve.

“Isha me familjen në shtëpi dhe kur lexova deklaratën për mediat nuk u besoja syve. Kam kaluar në gjendje shoku për afër tre ditë. Edhe në dhomat e zhveshjes askush nuk mund ta besonte se çfarë po ndodhte”, theksoi Alba.

“Ishte moment i vështirë pasi po na largohej lojtari më i mirë në Bortë, po na largohej ai që na përmirësonte dhe ne të tjerët. Unë e di se Messi ishte 100% i sigurt se donte të qëndronte në Barcelonë”, zbuloi Alba.

Dëshira e fundit – Për mesfushorin Sergio Busquets, i cili kishte një lidhje të veçantë me sulmuesin për stilin e lojës që bënin bashkë, gjithçka kishte qenë si një rrufe në qiell të hapur.

“U shokova dhe nuk besoja çfarë po më thonin pasi një lojtar i rëndësisë të Leos nuk mund të largohej ashtu pa një lamtumirë të denjë për emrin. Në ato momente kam menduar se gjithçka çfarë dëshiroja ishte që Leo të largohej si meritonte”, rrëfen mesfushori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat