Shearer për Rashford: I mungon instinkti vrasës i qendërsulmuesit

Futboll

Shearer për Rashford: I mungon instinkti vrasës i qendërsulmuesit

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:22
Shearer për Rashford

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka dyshime për Marcus Rashford dhe nuk e sheh atë si dikush që do të zgjidhte problemet e sulmuesit te Manchester United.

Marcus Rashford ka shënuar golin e tij të pestë të sezonit në Premier League teksa Manchester United ka mposhtur dje Nottingham Forestin me rezultat 3-0.

“Për sa i përket të qenit qendërsulmues, atij i mungon ai instinkt vrasës, ajo aftësi e natyrshme për të menduar ‘po, do të futem atje", ka thënë ish-sulmuesi i njohur. 

Edhe në Botërorin "Qatar 2022" pavarësisht se nuk ishte një titullar i rregullt në skuadrën e Gareth Southgate, Rashford ka arritur t'i shënojë tri gola për Anglinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat