Vata thirret me ekipin e parë të Celtic-ut në kampionat

Futboll

Vata thirret me ekipin e parë të Celtic-ut në kampionat

Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 21:33
Vata thirret me ekipin e parë të Celtic-ut në kampionat

Roko Vata ka marrë dhuratën më të bukur nga Celtic-u në këtë fundvit.

Djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vatëd, do të jetë në stol në ndeshjen e sotme kundër Hibernianit.

Mesfushori me tipare sulmuese do të jetë në dispozicion të trajnerit për të dhënë kontributin e tij në fushë nëse do të jetë e nevojshme.

Roko Vata është vetëm 17 vjeç dhe shihet si një talent mjaft premtues për të ardhmen.

Vata aktualisht luan për ekipet kombëtare të moshave të Irlandës, ku është një element i rëndësishëm për skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat