Katër skuadra duan transferimin e Marash Kumbullës

Futboll

Katër skuadra duan transferimin e Marash Kumbullës

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:06
Katër skuadra duan transferimin e Marash Kumbullës

E ardhmja e Marash Kumbullës duket larg Romës duke parë hapësirat e pakta që kishte mbrojtësi shqiptar këtë edicion.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho nuk e ka në planet e tij mbrojtësi shqiptar dhe i ka bërë me dije se mund të gjej një klub të ri ku ka hapësira më të mëdha.

Qendërmbrojtësi shqiptar nuk ka pasur hapësira shumë të vogla këtë edicion, ku ka luajtur vetëm 49 minuta në katër ndeshje, tre në Serie A dhe një tjetër në Ligën e Evropës.

Largimi i tij nga kryeqyteti italian duket e pashmangshëm dhe agjenti i lojtarit ka filluar tani të mendojë për opsionin më të mirë ku do ta dërgojë Kumbullën.

Interesimet nga skuadrat italiane dhe jo vetëm nuk mungojnë dhe Roma po pret ofertën e duhur.

Fiorentina, Torino dhe ish-skuadra e Kumbullës, Hellas Verona janë tre klubet që kanë shprehur interesim për transferimin e qendërmbrojtësit.

Ndërkohë për shqiptarin interesim ka shprehur edhe skuadra franceze Lille.

Roma kërkon rreth 13 milionë euro për shqiptarin, por është e gatshme ta lejoj largimin e tij edhe në formë huazimi në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat