Gjashtë gjigantë të Europës në stadium për të ndjekur 17-vjeçarin shqiptar

Futboll

Gjashtë gjigantë të Europës në stadium për të ndjekur 17-vjeçarin shqiptar

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:24
Vata

Roko Vata u aktivizua me skuadrën e parë të Celtic-ut në Premiershipin skocez përballë Hibernianit.

Ai u fut në lojë në minutën e 84’ dhe për ato pak minuta që ishte në lojë duket se ka marrë një vëmendje të madhe.

Siç raportojnë mediat italiane, 6 gjigantë të futbollit europian kishin shkuar në stadium për ta ndjekur nga afër debutimin me skuadrën e parë të 17-vjeçarit.

“TutomercatoWEB” shkruan se Bayerni i Munihut, Dortmundi, Juventusi, Milani, Atletico e Madridit dhe Roma, kishin dërguar delegatët e tyre për të parë Vatën teksa debutonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat