Batatina: Mbështetja ime do vazhdoj gjithnjë për futbollin dhe rininë llapjane 

Futboll

Batatina: Mbështetja ime do vazhdoj gjithnjë për futbollin dhe rininë llapjane 

Nga: K. G. Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 11:45
Batatina

Presidenti i fituesit të Kupës së Kosovës, Llapit të Podujevës, Beqir Batatina, është krenar me lojtarët dhe që vitin e përmbyllën me sukses.

Ai thotë se do të vazhdojë mbështetjen për futbollin dhe rininë llapjanë.

“Në emrin tim dhe gjithë kryesisë së KF Llapi shfrytëzoj rastin t'ua uroj festën e Vitit të Ri 2023, duke u falenderuar për angazhimin dhe kontributin e gjithsecilit nga ju gjatë vitit që po përmbyllim.

Ky vit ka qenë me plotë sfida por mbi të gjitha duhet të jemi krenar që nuk e përmbyllëm vitin pa trofe, duke fituar Kupën e Kosovës në maj të këtij viti e më pas edhe Superkupën e Diasporës në muajin tetor.

Dua të shprehi mirënjohjen time për ju që jeni gjithmonë afër meje dhe klubit. 

Të dashur trajnerë, staf administrativ, staf mjekësor, futbollistë dhe tifozë “Legjenda”, ju ishit akterët kryesor të këtij viti, ku pa angazhimin tuaj sukseset nuk do ishin prezent.

Mbështetja ime do vazhdoj gjithnjë për futbollin dhe rininë llapjane.

Jam krenar që udhëheqi një klub me traditë 90-vjeçare dhe një klub që dita-ditës po synon t'i arrij kulmin e profesionalizmit.
Një falenderim tjetër i përzemërt shkon për gjithë sponsorët e klubit pa të cilët zor se do kishim arritur suksese.

KF Llapi është i të gjithëve, andaj ta duam e ta mbështesim giithsecili në forma të ndryshme që klubi i zemrës t'i arrij objektivat që i ka para vetës.

Urime edhe një herë të gjithëve Viti i Ri 2023, me shpresë që sukseset dhe trofetë do na përcjellin dhe që misioni drejt realizimit të objektivave të realizohet me sukses”, ka shkruar Batatina në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat