Morata drejt Manchesterit, transferimi që në janar

Futboll

Morata drejt Manchesterit, transferimi që në janar

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:23
Morata drejt Manchesterit, transferimi që në janar

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata mund të jetë sulmuesi që skuadra e Manchester United kërkon. Lajmin e konfirmoi sot ESPN, që tha se 30-vjeçari është pranë transferimit në “Old Trafford”, duke lënë ekipin e Atletico Madrid.

Lojtari do të shkonte si zëvendësuesi i ish-shokut të tij të skuadrës në kohën e Juventusit, Cristiano Ronaldo, që u largua nga United. Formula e transferimit do të jetë ajo e huazimit për 6 muaj, deri në fund të sezonit, pa të drejtë blerje.

Duket se tek United nuk duan të shpenzojnë shumë këtë janar, ndaj synojnë të marrin Morata deri në fund të sezonit. Një futbollist me përvojë dhe që mund t’u zgjidhë punë për momentin, për të investuar më pas verën e ardhshme.

Sipas ESPN palët kanë nisur bisedimet dhe pritet që të arrihet një marrëveshje për të lënë të lirë Alvaro Morata, që do të rikthehej në Premier League, pas dy sezoneve me Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat