Kritika ndaj Deschampsit

Futboll

Kritika ndaj Deschampsit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 12:25
Kritika ndaj Deschampsit

Martin Terrier është një nga sulmuesit e krahut më të mirë në Ligue 1, por 25-vjeçari nuk po e realizon dot ëndrrën e tij për të veshur fanellën e kombëtares franceze. Lojtari u transferua në verën e vitit 2020 te Rennes dhe deri tani numëron 38 gola në kampionat, duke përfshirë edhe tetë golat e këtij sezoni.

Statistika pozitive për një futbollist që ka luajtur me Francën U21, por që akoma nuk ka marrë një ftesë nga Didier Deschamps te “Gjelat”. Drejtori sportiv i Rennes, Florian Maurice ka sulmuar trajnerin e Francës për faktin që pas dëmtimit të Nkunkut nuk ftoi Terrier në Katar 2022, por e zëvendësoi sulmuesin e ardhshëm të Chelsea me Kolo Muani.

“Impakti i Kolo Muani ishte i jashtëzakonshëm. Nuk po kritikoj nivelin e tij, ai është një lojtar i madh. Por kisha dëgjuar se për të shkuar në Kombëtare duhet të kesh përvojë, të kesh luajtur në Champions League.

Martin Terrier ka ka luajtur në të gjitha kompeticionet europiane, kështu që çfarë i mungon? Ndoshta Deschamps nuk e pëlqen profilin e tij, ose ka diçka tjetër. Ishte pranë kalimit në Premier League në verë, por ne ia dolëm ta mbanim në skuadër.

Çfarë mesazhi po u dërgon Deschamps lojtarëve francezë? Duhet të largohen nga Franca për të luajtur në Kombëtare? Ky nuk është domosdoshmërish mesazhi i duhur, unë nuk jam dakord”, theksoi drejtuesi i Rennes, skuadër që renditet në vendin e tretë në kampionatin francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat