Kim Min-Jae në ‘orbitën’ e Manchester Unitedit

Futboll

Kim Min-Jae në ‘orbitën’ e Manchester Unitedit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 16:18
Kim Min-Jae në ‘orbitën’ e Manchester Unitedit

Një nga ligat më atraktive në Evropë, Premier League duket se do të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit të Napolit, Kim Min-Jae.

Manchester United sipas medieve britanike, e kërkon mbrojtësin e ‘napolitanëve’. Menaxheri i ‘Djajve të Kuq’ Erik Ten Hag verën e ardhshme synon të forcojë repartin e mbrojtjes, dhe Kim Min-Jae thuhet se është në listën e strategut holandez.

“Manchester United është duke kërkuar për mbrojtësin e Napolit, Kim Min-Jae për sezonin e ardhshëm”, shkruajnë mediat angleze.

Kim Min-Jae është duke bërë një sezon të madh me Napolin, skuadër kjo që kryeson tabelën në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat