Fiorentina reziston

Futboll

Fiorentina reziston

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 18:43
Fiorentina reziston

Sofyan Amrabat i befasoi të gjithë me paraqitjen e tij gjatë Kupës së Botës në Katar. Lojtari i Fiorentinës e ka rritur ndjeshëm vlerën e kartonit dhe gjysma e Evropës është në dijeni të situatës së tij.

Në fakt, klubi vjollcë ka marrë një pozicion të qartë: Amrabat nuk është në shitje. Kështu raporton “Gazetta dello Sport”, që shton gjithashtu se janë 4 skuadra të interesuara për të nënshkruar me marokenin.

Do të jetë e vështirë për ta larguar nga Firence lojtarin tashmë me vlerë rreth 45 milionë euro dhe me kontratë deri në vitin 2025. Ofertuesit do të duhet të bëjnë përpjekje të mëdha.

Liverpooli dhe Tottenhami janë dy klube angleze me të interesuara për mesfushorit, por skuadra e Contes duket më e avantazhuar. Amrabat pëlqehet shumë edhe nga Atlético e Madriit dhe Sevilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat