Benfica lëshon komunikatë zyrtare për Fernandez, i prish punë Chelseat e Liverpoolit

Futboll

Benfica lëshon komunikatë zyrtare për Fernandez, i prish punë Chelseat e Liverpoolit

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 19:32
Enzo Fernandez

Vazhdimisht po përflitet e ardhmja e mesfushorit argjentinas, Enzo Fernandez, për të cilin interesim serioz kanë shprehur Chelsea, Liverpooli, Manchester United dhe Newcastle.

Thuhej se Liverpooli dhe United kanë përgatitur nga 120 milionë euro për ta bindur Benfican ta lejojë largimin e Fernandez në janar, ndërsa Chelsea ka ofruar 10 milionë euro më shumë me qëllimin për t’i larguar nga gara skuadrat e interesuara.

Sot u raportua se presidenti i Benficas, Rui Costa në një intervistë për “DAZN” e ka pranuar se klubi do të lejojë largimin e Fernandez vetëm nëse ofrohen 120 milionë eurot e klauzolës së lojtarit.

Por, klubi i Benficës ka bërë një komunikatë zyrtare sa i përket të ardhmes së Fernandez, lajm ky jo i mirë për Chelsean e Liverpoolin, si dhe e ka konfirmuar se presidenti Costa nuk ka dhënë asnjë intervistë për “DAZN”.

“Ne insistojmë duke thënë se qëllimi jonë është që ta mbajmë Enzon këtu deri në fund të sezonit. Benfica e qartëson që presidenti Rui Costa nuk ka dhënë kurrë intervistë për ‘DAZN’ për situatën e Enzo Fernandez”, shkruante në komunikatën zyrtare të Benficas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat