Ronaldo me lamtumirë emocionale për Pelen

Futboll

Ronaldo me lamtumirë emocionale për Pelen

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 21:11
Pele- Ronaldo

Bota, veçanërisht ajo e futbollit është në zi sot për shkak të vdekjes së legjendës braziliane, Edson Arantes do Nascimento, i njohur ndryshe me emrin Pele.

Pele ka ndërruar sonte jetë në moshën 82 vjeçare, pas një beteje të gjatë me kancerin në zorrën e trashë.

Superylli portugez, dhe fituesi i pesë Topave të Artë, Cristiano Ronaldo ishte njëri nga futbollistët e shumtë që shprehën ngushëllimet e tyre për Pelen.

Ronaldo e bëri këtë gjë me një postim emocionues, duke e mbyllur atë me fjalët “U prefsh në paqe Mbreti Pele”.

“Ngushëllimet e mia të thella për të gjithë Brazilin, dhe në veçanti për familjen e Edson Arantes do Nascimento. Një "lamtumirë" e thjeshtë për Mbretin e përjetshëm Pelé nuk do të mjaftojë kurrë për të shprehur dhimbjen që e gjithë bota e futbollit po përqafon aktualisht. Një frymëzim për kaq shumë miliona, një referencë dje, sot dhe përgjithmonë. Dashuria që më tregove përherë ishte e ndërsjellë në çdo moment që ndamë edhe nga distanca. Ai nuk do të harrohet kurrë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë në secilin prej nesh adhuruesve të futbollit. U prefsh ne paqe Mbreti Pelé”, shkruante Ronaldo në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat