Marseille dhuron spektakël golash, Lens ngec me Nice

Futboll

Marseille dhuron spektakël golash, Lens ngec me Nice

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 23:19
Marseille

Është mbyllur java e 16-të dhe e fundit për vitin 2022 të Ligue 1 dhe siç pritej edhe kjo e enjte ka dhuruar spektakël golash në disa prej takimeve.

Reims ka bindur me rezultatin 3-1 ndaj Rennes, me golin e parë që u realizua për vendasit në minutën e 6’ nga Balogunn. Në minutën e 22’ Flips realizoi golin e dytë për ekipin e tij, ndërsa në minutën e 45+1’ miqtë reaguan duke shënuar me Theate. Megjithatë Balogun nuk u kënaq me këtë rezultatin, duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij në minutën e 84’.

Pas këtij raundi Reims renditet në vend të 10-të me 20 pikë, ndërsa Rennes në vend të 4-ët me 31 pikë.

Marseille shkatërron me rezultatin 6-1 ekipin e Toulouse. Episodi i golave për vendasit nisi në minutën e 13’ me Rongier, ndërsa autogoli i Nicolaisen në minutën e 41’ e dyfishoi avantazhin e marsejezëve.

Në fraksionin e dytë të sfidës, më saktësisht në minutën e 51’ Kolasinac realizoi golin e tretë, teksa në minutën e 62’ Payet bëri “Poker”.

Toulouseu përpoq të reagonte dhe e bëri me Van den Boomen, që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë vendasit nuk u kënaqën me kaq, pasi në minutën e 79’ Under realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa në minutën e 82’ Tavares shënoi golin e gjashtë për Marseille.

Pas këtij raundi Marseille ngjitet në vend të tretë me 33 pikë, teksa Toulouse renditet në vend të 13-të me 16 pikë.

Ndërsa sfida Nice-Lens ishte shumë e luftuar, me të dyja skuadrat që tentuan të shënonin, por në fund takimi u mbyll me barazim pa gola.

Kështu kjo është ndeshja e vetme e ditës që mbyllet në “paqe”. Pas takimit të javës së 16-të të Ligue 1 Nice renditet në vend të 9-të me 21 pikë, ndërsa Lens qëndron në vend të dytë me 37 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat