Conte përgatit 30 milionë për Porron

Futboll

Conte përgatit 30 milionë për Porron

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 15:05
Conte përgatit 30 milionë për Porron

Pas Kupës së Botës janë kthyer kampionatet dhe klubet po përgatiten për merkaton e janarit. Shumë skuadra po shqyrtojnë idenë për të shtuar disa lojtarë në skuadrën e tyre për të rritur shanset për të arritur objektivat që i kanë vendosur vetes.

Dhe mes tyre është Tottenhami i Antonio Contes, i cili është i katërti në Premier League, por që duhet të jetë i kujdesshëm, sepse ka shumë konkurrencë për zonën Champions League. Ndaj trajneri italian kërkon që pronarët të ndërhyjnë në merkato për të përmirësuar skuadrën.

Dhe një nga lojtarët që përfundoi nën shënjestrën e Spurs, falë kalimit të fazës me grupe të Champions League, është spanjolli Pedro Porro, mbrojtësi i krahut të Sporting Lisbonës dhe… meteor te City.

30 milionë, nga të cilat 7… City-t – The Sun shpjegon se Tottenham është gati të shpenzojë gati 30 milionë për lojtarin që po shkon shumë mirë në Portugali. Porro u ble përfundimisht nga Sporting në verë, pas dy vitesh huazim në Lisbonë.

Sporting pagoi 7 milionë për çmimin e tij, por sipas marrëveshjeve do të duhet t’i japë 30% të fitimit City-t për një transferim të mundshëm të radhës. Gjë që, duke bërë llogaritë, do të nënkuptonte se kampionët anglezë mund të fitonin nëntë milionë nëse Conte do ta merrte lojtarin.

Qytetarët kanë gjithashtu mundësinë për të barazuar çdo ofertë që i bëhet Sportingut, por është e vështirë të mendohet se duan të rimarrin mbrojtësin e krahut. Duke pasur parasysh edhe atë që ndodhi mes lojtarit dhe klubit…

“Nuk kam folur kurrë me Pep” – Porro në fakt është vënë re te Girona, skuadër që në vitin 2017 u mor nga City Group, kompania që zotëron klubin anglez. Aq sa mjafton për një udhëtim në Etihad, por nuk ishte një udhëtim me një drejtim… Pak ditë pas blerjes së tij, Porro u huazua te Valladolid, për të përfunduar te Sporting dhe nuk e ka veshur kurrë fanellën e City-t.

Në të vërtetë, për të qenë të saktë, pa folur as me Guardiolën, siç shpjegoi vetë Porro për A Bola: “Nuk kam folur kurrë me Pep Guardiola-n. As nuk mendoj se ai e di që ata më blenë”. Tani sigurisht që katalanasi do ta dijë. Qoftë vetëm për të kuptuar se nga vijnë këta nëntë milionë… ofruar me dashamirësi nga Spurs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat