Flet gazetari shqiptar që kishte intervistuar legjendën e futbollit botëror

Futboll

Flet gazetari shqiptar që kishte intervistuar legjendën e futbollit botëror

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 16:40
Pele dhe Nefail Maliqi

Dje vdiq Pele, mbreti i futbollit. Gazetari ndërkombëtar Nefail Maliqi, kishte rastin ta intervistonte dy herë legjenda e futbollit Pele (82 vjeç).

Dje, në spitalin Sao Paulo të Brazilit ka ndërruar jetë Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele. Ai përveç që arriti zenitin me kombëtaren e Brazilit arriti të jetë edhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në botë.

“ Mbreti” i futbollit ndërkombëtar gjatë historisë së tij të futbollit ka shënuar 1281. 

Image

Nefail Maliqi, gazetari i vetëm shqiptar që kishte intervistuar legjendën e futbollit botëror – Pelen, lajmin për vdekjen e tij e ka pritur me trishtim të madhe cili ka ngushëlluar familjen e tij…

“Ngushëllime te sinqerta në emrin tim personal dhe në emër të kombit tim shqiptar juve familja Edson Arantes do Nascimento për humbjen e të dashurit të juaj dhe mikut tonë, legjendës së planetit! Bota sot humbi një yll, një shkëlqim me të cilin u rritëm dhe na gëzonte shpesh me golat e tij. Adios Pele Zoti të shpërbleftë në parajsë.

E nderuar familje e Pelesë, ju ngushëllova për tri arsye, se e kisha mik dhe se ishte i afërt dhe i dashur me më në gazetarët, por edhe kishte respekt ndaj popullit, kombit tim i cili sa herë jem takuar, në çdo intervistë më pyeste, si është Kosova? Ju shqiptarët jeni me zemër të madhe, jeni jo vetëm futbollist të mirë por edhe sportistë, aktorë dhe këngëtarë të shkëlqyer..

“Thuhet ndër tjera në ngushëllimin e gazetarit tonë të njohur në Gjenevë Nefail Maliqi i cili kishte pasur rast dhe fat ta intervistonte dy herë.

Se a ka dëgjuar për Kosovën dhe shqiptarët, Pele ju është përgjigjur gazetarit Maliqi duke qeshur: “hahaahaaa, kush nuk ka dëgjuar për Kosovën, shqiptarët?! Ju jeni një komëbtare e madhe“.

“Unë, një gjë nuk e kam të qartë, nëse ju në Kosovë qenkeni shqiptar dhe ata në Shqipëri po ashtu shqiptare, pse ju nuk keni një kombëtare? Sikur sot që ka Gjermania edhe pse dikur ishin dy shtete”, ka thënë legjenda e futbollit botëror.

Sipas gazetës “Le Canton27.ch” Pele ka vizituar Zvicrën tri herë. Së fundit ishte në Gjenevë (18 nëntor 2007) në kuadër të promovimit të një projekt të quajtur me emrin e tij “Campus Pele” i cili me pas ka vizituar edhe Lozanën (FC Lausanne-Sport).

Në vazhdim më pyeti se a jetoj në Zvicër, meqë kisha takuar Pelen në Gjenevë? Ju përgjigja: “Po jetoj në Zvicër që 20 vit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat