Vendi organizator largon trajnerin

Futboll

Vendi organizator largon trajnerin

Më: 30 dhjetor 2022 Në ora: 23:33
Vendi organizator largon trajnerin

Pothuasje dy javë nga përfundimi i Botërorit, Federata e Futbollit të Katarit, vendit organizator të turneut, ka larguar trajnerin spanjoll Felix Sanchez Bas.

Një vendim i pritshëm, madje i vonuar pas zhgënjimit të të përfaqësueses aziatike, që u eliminua që në fazën e grupeve me tri humbje radhazi.

Kontrata e spanjollit, në fakt, skadon këtë të shtunë, por sigurisht që drejtuesit e futbollit në Katar nuk ia kanë rinovuar.

Katari ishte përgatitur në maksimum sa i përket infrastrukturës, por la shumë të dëshiruar në fushën e blertë, duke rezultuar pa dyshim përfaqësuesja më e dobët që ka marrë pjesë ndonjëherë në Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat