Guardiola nuk e përjashton mundësinë që të largohet

Futboll

Guardiola nuk e përjashton mundësinë që të largohet

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 11:38
Guardiola nuk e përjashton mundësinë që të largohet

Pep Guardiola nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nga Manchester City para skadimit të kontratës së tij.

Muajin e kaluar, trajneri nga Spanja nënshkroi kontratë të re me “Qytetarët”, të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Megjithatë, Guardiola tha se është i gatshëm për t’u larguar edhe më herët nga “Etihad Stadium”, duke pranuar se nuk planifikon të qëndrojë gjatë – siç kishin bërë Sir Alex Ferguson dhe Arsene ëenger.

“Në momentin që ndihem sikur diçka është prishur, do të tërhiqem ose nuk do të rinovojë kontratën time. Nuk do të qëndrojë si Fergie dhe Arsene. Një kontratë është thjesht letër. Vazhdova kontratën sepse kam ndjenjën se mund të luajmë akoma mirë”, tha fillimisht ai.

“Por, në fund gjithçka varet nga rezultatet. Nëse lodhemi me njëri-tjetrin, nuk do ta finalizoj kontratën”, deklaroi Guardiola, i cili është në krye të Man Cityt që nga viti 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat