Formacionet zyrtare të Wolverhampton e Manchester United

Futboll

Formacionet zyrtare të Wolverhampton e Manchester United

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Sot me fillim nga ora 13:30 stadiumi “Molineux” do të jetë nikoqir i përballjes mes Wolverhampton dhe Manchester United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 18 të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit, Wolverhampton shënoi fitore kundër Evertonit me rezultat të ngushtë 2:1, kurse United e mposhti Nottinghamin me shifrat 3:0.

Fitorja sot do ta siguronte pozitën e katërt për United, i cili momentalisht zë vendin e pestë me 29 pikë, një larg Tottenhamit në vendin e katërt që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Në anën tjetër, Wolves gjendet në zonën e rrezikut, ku renditet në vendin e 18 në tabelë me vetëm 13 pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin janar të këtij viti, ku asokohe Wolves e mposhti United me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Wolves nuk do të paraqiten Chiquinho, Kalajdzic dhe Neto, kurse te United mungojnë Greenwood, Sancho dhe Tuanzebe.

Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur se me cilët lojtarë do ta fillojnë ndeshjen e sotme dhe formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Wolverhampton (4-3-3): Jose Sa; Bueno, Kilman, Collins, Semedo; Moutinho, Neves, Matheus Nunes; Podence, Costa, Hwang

Manchester United (4-2-3-1): De Gea; Wan-Bissaka, Varane, Shaw, Malacia; Eriksen, Casemiro; Antony, Fernandes, Garnacho; Martial

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat