Formacioni i Al Nassr me Cristiano Ronaldon në të

Futboll

Formacioni i Al Nassr me Cristiano Ronaldon në të

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 13:17
Formacioni i Al Nassr me Cristiano Ronaldon në të

Cristiano Ronaldo ka kompletuar transferimi te skuadra arabe Al Nassr, ku ka nënshkruar një kontratë deri në verën e vitit 2025.

Ylli portugez befasoi të gjithë me lëvizjen e bërë, por ai do të marrë tek ekipi i ri një shumë prej 200 milionë eurove në vit.

Gjithsesi tek kjo skuadër Ronaldo do të bashkohet me disa nga yjet e futbollit që kanë bërë karrierë në Evropë.

Image

Al Nassr drejtohet nga trajneri francez Rudi Garcia që më parë ka drejtuar skuadrat si Lille, Roma e Olympique Marseille, derisa në radhët e veta kanë emra si David Ospina, Anderson Talisca, Vincent Aboubakar e të tjerë.

Në është David Ospina, derisa mbrojtja përbëhet nga Al-Ghannam nëtë djathtë, Madu dhe Gonzalez në qendër dhe Konan në të majtë.

Mesfusha është e mbuluar nga dyshja braziliane Luiz Gustavo e Anderson Talisca, derisa me ta është edhe Martinez.

Ndërkohë sulmi duket i frikshëm me Ghareeb, Vincent Aboubakar dhe pesë herë fituesin e ‘Topit të Artë’, Cristiano Ronaldon.

Me këtë formacion, Al Nassr është padyshim favoriti kryesor për ta fituar kampionatin në Arabinë Saudite si dhe ndër favoritët kryesorë për ta fituar Ligën e Kampionëve të Azisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat