Pas lëndimeve, Ancelotti paralajmëron për një Benzema ndryshe në vitin 2023

Futboll

Pas lëndimeve, Ancelotti paralajmëron për një Benzema ndryshe në vitin 2023

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:09
Benzema

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, lëshoi një paralajmërim se Karim Benzema do të jetë gjithnjë e më i mirë në vitin 2023, pas dy golave të fituesit të Topit të Artë në fitoren 2:0 mbrëmë ndaj Real Valladolid.

Benzema humbi Kupën e Botës 2022, pasi Franca përfundoi nënkampione, për shkak të një lëndimi në kofshë në prag të fillimit të turneut. Që atëherë ai ka njoftuar pensionimin e tij nga kombëtarja.

Sulmuesi 35-vjeçar e largoi atë zhgënjim në ndeshjen e parë të Madridit që nga rifillimi i La Ligas, duke shënuar një penallti në minutën e 83’ përpara se të dyfishonte numrin e tij të golave në ndeshje gjashtë minuta më vonë.

“Unë e shoh Benzeman shumë të motivuar dhe mendoj se do të shihni një Benzema të ndryshëm që tani e tutje në vitin 2023”, tha Ancelotti për “DAZN”.

Në vitin kalendarik 2022, Benzema ka qenë i përfshirë në më shumë gola në të gjitha garat se çdo lojtar tjetër i La Ligës, duke shënuar plot 40 sosh.

Benzema shënoi 44 gola në 46 paraqitje për Real Madridin sezonin e kaluar, por këtë sezon ka vuajtur nga lëndimet e vazhdueshme, duke shënuar tetë herë në 13 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat