Barcelona - Espanyol, nis me gol derbi

Futboll

Barcelona - Espanyol, nis me gol derbi

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 14:46
Barcelona - Espanyol, nis me gol derbi

Barcelona është kthyer në fushë për një ndeshje zyrtare pas më shumë se një muaji për shkak të ndërprerjes së kampionateve për Kupën e Botës.

Katalanasit po presin në shtëpi rivalët e Espanyol, në një ndeshje të vlefshme për javën e 15-të të kampionatit spanjoll.

Skuadra e Xavi-t synon të rimarrë vendin e parë pasi është parakaluar nga Real Madrid në renditje.

Gjithçka ka filluar mirë për Lewandowski-n me shokë, duke parë se goli i avantazhit ka ardhur pas vetëm shtatë minutash lojë. Autori ka qenë Alonso, i cili ka dërguar topin në rrjetë pas një asisti të marrë nga Christensen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat