Klopp: I gëzohem vetëm tri pikëve

Futboll

Klopp: I gëzohem vetëm tri pikëve

Më: 31 dhjetor 2022 Në ora: 15:22
Klopp: I gëzohem vetëm tri pikëve

Liverpool fitoi 2-1 ndaj Leicester City në “Anfield”. Dy autogolat e Wout Faes në fundin e pjesës së parë, i dhuruan skuadrës së Jurgen Klopp suksesin e katërt radhazi në Premier League.

Trajneri gjerman iu kënaq tri pikëve, por nuk është i kënaqur me performancën e djemve të tij.

“Pësuam gol nga një rivënie fundore e portierit, pasi ishim shumë përpara.

Do të kisha dashur të shihja një reagim ndryshe nga ai që bëmë. Nuk po them që u treguam pasivë, por hodhëm një hap prapa. Në disa raste u treguam të aftë, në raste të tjera jo.

Vlerësoj vetëm marrjen e tri pikëve. Duhet të jemi autokritikë. Nuk mund të mendojmë të ulemi në dhomat e zhveshjes me idenë se nuk mund të bëjmë më mirë se kaq”, u shpreh trajneri i The Reds.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat